English

Pas “anti-KÇK-së”, paralajmërohet ngritja e një strukture të re kundër evazionit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kryeministri i Shqipërisë, z. Edi Rama ka njoftuar se së shpejti do të ngrihet një njësi e re policore, e cila do të vazhdojë nismën e tij në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Lajmi u bë i ditur pas një takimi që zoti Rama zhvilloi në Shtetet e Bashkuara me zyrtarë të USAID. 

- Advertisement -

Në një postim në “Facebook”, Rama u shpreh se me zyrtarët e USAID-it kishte diskutuar rreth Konferencës së Donatorëve për rindërtimin nga pasojat e tërmeti si dhe për “Njësinë e re Speciale Antikorrupsion dhe Antievazion, që do të pasojë paketën “anti-KÇK” dhe “programin e përbashkët të Akademisë së Transparencës”.

Të pyetur nga Euronews Albania, burime të kabinetit qeveritar thanë se kjo njësi e re do t’i bashkëngjitet paketës “anti-KÇK” kur kjo e fundit do të prezantohet në Kuvend për t’u miratuar.

Nga ana tjetër, Euronews Albania mësoi se njësia antievazion do të jetë një lloj strukture e re inteligjence tatimore.

Por, si funksionojnë në vende të tjera struktura të ngjashme

Njësitë e inteligjencës tatimore kanë në përbërjen e tyre ish-mashtrues tatimorë të specializuar për format e evazionit. Këta persona që rekrutohen për t’i shërbyer shtetit në kapjen e mashtruesve të tjerë, janë ata që quhen të penduar. IREX-i amerikan është njësia që i përdor më shumë këta persona.

Gjithashtu, inteligjenca tatimore vë në përdorim ato që quhen Red Flags apo sinjalizues, të cilat janë softëare për kompani që trokojnë deklaratat tatimore.

Mënyra se si do të funksionojë në Shqipëri njësia e re e Antievazionit mbetet ende e paqartë, ndërsa detajet e saj priten të publikohen në ditët në vazhdim.

Paketa “anti-KÇK” dhe Operacioni Forca e Ligjit kanë nisur punën duke dorëzuar formularë pranë subjekteve, të cilat sipas hetimeve të kryera dyshohet se pasuria e tyre është ngritur mbi veprimtari të paligjshme.

Sipas mënyrës së re, subjektet duhet që brenda 48 orësh të justifikojnë pasurinë e tyre. Aksionet e OFL-së dhe anti-KÇK-së janë shtrirë në qytetin e Tiranës, Durrësit, Elbasanit dhe në Shkodër, ku raportohet se janë sekuestruar disa njësi banimi në pronësi të personave që janë skeduar si “problematikë”.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?