English

Pas kokës, gjenden mbetjet kockore të trupit në Xarrë. Dyshimet se kujt i përkasin

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kërkimet nga Policia e Shtetit në Xarrë të Konispolit, kanë zbuluar materiale të tjera kockore, që mendohet se i përkasin trupit të kokës që u gjet e prerë dhe e groposur pranë memoralit të Kllogjerit.

- Advertisement -

Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se grupi hetimor po nxjerr një tjetër pistë hetimi për trupin e një çobani.

Fillimisht u dyshua se mbetjet trupore mund të jenë të njërit prej personave të zhdukur pak kohë më parë, në zonën e Sarandës, Leonard Theodhorit i njohur si Koçole ose shokut të tij Fatmir Sulovarit.

Po ashtu mësohet se në vendngjarje kanë mbërritur familjarët e Sulovarit, për të parë nëse mbetja trupore është e të afërmit të tyre.

Koka e cila u gjet mrëmjen e të martës, ishte me inde të buta, çka i ka bërë ekspertët  të dyshojnë se ngjarja kriminale është e afërt, e disa muajve më parë.

Kujtojmë se Sulovari dhe Koçole u zhdukën në rrethana tejet të mistershme dhe dyshohet se ngjarja të ketë lidhje me veprimtarinë kriminale të personave në fjalë.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

SPAK mbush 5 vite, si e vlerësoni punën e Prokurorisë së Posaçme?