Monika Kryemadhi ka dorëzuar rekurs në Gjykatën e Lartë kundër vendimit te Apelit të GJKKO per masën e sigurisë.
Më herët, ish-bashkëshorti i saj dhe kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka dërguar në Gjykatë të Lartë vendimin për masën e sigurisë arrest me burg ndaj tij,
Kryemadhi kërkon shfuqizimin e vendimit të Apelit të Posaçëm për masën detyrim paraqitje.
Ajo po hetohet nga SPAK për tre akuza: pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim pasurish në lidhje me dosjen e CEZ DIA dhe lobimin e LSI-së në SHBA, dosje për të cilën po hetohet edhe ish-bashkëshorti i saj, Ilir Meta.
LEXONI GJITHASHTU:
- Në të njetën ditë me Berishën, Monika Kryemadhi paraqitet në SPAK
- Apeli i GJKKO i liron një nga vilat, Kryemadhi: Do vijoj betejën ligjore