English

Pas Portugalisë, debati për eutanazinë vazhdon në Spanjë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Lola Dorado nuk është në gjendje të ecë pa ndihmën e  patericave dhe i duhet një respirator për të marrë frymë.

- Advertisement -

Megjithatë, ajo është në gjendje të lëvizë, dhe për këtë e quan veten me fat.

Ajo e quan privilegj faktin që ka një zhvillim të ngadaltë të sëmundjes së neuroneve të lëvizjes, një sëmundje degjenerative që shkakton paralizimin e muskujve të trupit. Vetëm 10% e pacientëve të kësaj patologjie mund të presin të jetojnë për 10 vite të tjera.

Megjithatë, Lola përpiqet të shijojë çdo ditë. “Ka njerëz që nuk flasin dot, nuk buzëqeshin e nuk munden të përqafojnë”, tha ajo për Euronews.

Ajo vetë arrin t’i bëjë të gjitha këto gjëra tani për tani, por e ka të qartë që kur sëmundja të fillojë t’i marrë shikimin dhe muskujt e tjerë të lëvizjes, nuk do të ketë dëshirë të jetojë.

Politikanët në Spanjë janë duke debatuar mbi mundësinë për ta lejuar eutanazinë, dhe kërkojnë që të dëgjohen të sëmurët.

“Po të vijë koha që s’do të lëviz dot sytë, s’do të përcjell dot forcë dhe entuziazëm, kam për ta bërë. Por nëse e bëj familjen të vuajë për shkak se jam në depresion dhe pa fuqi, atëherë dua të vdes. Dua ta kem këtë të drejtë dhe liri kur të jetë miratuar ligji”, thotë Lola.

Kjo është hera e tretë që kongresi zpanjoll përçahet në lidhje me ligjin, por këtë herë, ndryshimi është se procesi vazhdoi me 201 vota në favor dhe 104 kundër.

Teksti i ligjit thotë se pacientët mund t’i japin fund jetës nëse vuajnë nga një dhimbje e padurueshme fizike e psikologjike, pa shpresa për përmirësim, edhe nëse nuk pritet të vdesin së shpejti.

Sondazhet e fundit tregojnë se 70% e mjekëve janë në favor të ligjërimit të eutanazisë.

Lola thotë se ky diskutim nuk duhet të ndahet midis së majtës e së djathtës. “Këto çështje nuk duhet të politizohen. Duhet të respektohen të dyja qëndrimet”, thotë ajo.

“Edhe pse jam katolike, nuk ndaj të njëjtin mendim me kishën. Ne nuk duhet të vuajmë. Kemi ardhur në këtë botë që të jetojmë. Kur dikush ka aq shumë dhimbje fizike sa të mos dojë më të jetojë, kush jam unë që t’u them të jetojnë? Kanë të drejtë të zgjedhin vetë”, shton ajo.

“Do të vazhdoj të luftoj për sa kohë të kem forcën dhe zërin për të thënë se është e drejta jonë që të kemi një jetë dinjitoze, me më shumë burime shëndetësore, dhe me mundësinë për të zgjedhur nëse duam të jetojmë apo jo”.

 

Lexo më shumë; Portugalia voton pro eutanazisë

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?