English

Pas Preshevës, kryebashkiaku Veliaj shpallet “Qytetar Nderi” nga Komuna e Bujanocit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Pas Preshevës, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është shpallur dje “Qytetar Nderi” edhe nga Komuna e Bujanocit. Ishte Kryetari i Kuvendit të Komunës së Bujanocit, Enver Ramadani, ai që propozoi nderimin e kryebashkiakut Veliaj, në shenjë falënderimi për financimin e përmirësimit të kushteve infrastrukturore në shkollën fillore “Naim Frashëri”.

- Advertisement -

“Bujanoci dhe Tirana po kurorëzojnë një lidhje të veçantë, meqë ato kanë nisur një rrugëtim tejet të sinqertë muaj më parë. Kjo lidhje po mundësohet falë vullnetit të mirë të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili po trajton edhe problemet tona. Duke pasur parasysh gatishmërinë e tij për të përmirësuar situatën ekonomike në komunën tonë, bashkëpunimin e pakushtëzuar në të gjitha fushat, arsim, kulturë, rini, dhe inovacion, dhe para të gjithash mbështetjen e madhe financiare për ndërtimin e palestrës sportive të shkollës fillore “Naim Frashëri” në Bujanoc, kjo e bën të drejtë që ai të jetë bashkëqytetari ynë. Kryeqyteti i Tiranës nën drejtimin e Veliajt në vitin 2023 ka qenë “Qyteti Europian i Sportit”, ndërsa në vitin 2024 kryeson presidencën e B-40, rrjetit më të madh të bashkive të Ballkanit, ndërsa në vitin 2025 Tirana do të jetë Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut, si një testament i bashkëjetesës së kulturave dhe feve të ndryshme, janë argumente të mjaftueshme, ndërlidhëse të bashkëpunimit mes Bujanocit dhe Tiranës”, tha kreu i Kuvendit të Komunës së Bujanocit, Enver Ramadani.

Krahas shkollës “Naim Frashëri” në Bujanoc, Bashkia e Tiranës ka kontribuar më herët edhe për financimin e përmirësimit të kushteve infrastrukturore në shkollën “Dituria” në Komunën e Preshevës. Edhe në vitin 2021, Këshilli Bashkiak i Tiranës ofroi ndihmë financiare për Komunën e Preshevës me qëllim lehtësimin e pasojave të dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet masive.

“Kryebashkiaku Veliaj ka bërë një hap tejet të rëndësishëm për fëmijët tanë. Po ua bën ëndrrën realitet, duke mbështetur në tërësi projektin e ngritjes së e palestrës sportive të shkollës fillore “Naim Frashëri” në Bujanoc me vlerë prej 550 mijë eurove, duke treguar bashkëpunimin dhe gatishmërinë që të mbështesë komunën tonë në forma të drejtpërdrejta”, tha Ramadani.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

spot_img

TË FUNDIT

spot_img

Sondazh

Kush mendoni se ishte fituesi i debatit të parë presidencial në SHBA?