Ministrja franceze e Shëndetësisë, Agnes Buzyn, do të jetë e zgjedhura e partisë së presidentit Emmanuel Macron, për të kandiduar si kryebashkiake e Parisit. Kjo zgjedhje e re vjen pas shpërthimit të skandalit me Benjamin Griveaux, kandidati i mëparshëm për kryetar bashkie, i cili u detyrua të dorëhiqet pas publikimit të një videoje intime. Kandidatura e Buzyn u konfirmua në media nga burime brenda partisë së Macron, Marshim për Republikën.
“Ajo u vetëofrua. Anëtarët do të mblidhen për të dhënë opinionet e tyre, por gjasat janë që ato të jenë pozitive”, – tha burimi për agjencinë e lajmeve Reuters.
Partia e presidentit francez, Emmanuel Macron, pësoi një lëkundje balance pasi një nga togerët e tij më të afërt, Benjamin Griveaux, u tërhoq nga gara pasi publikimit në media të lajmit se ai i kishte dërguar imazhe intime një gruaje, e cila nuk ishte bashkëshortja e tij.
Ndërkohë, policia franceze ka arrestuar një aktivist rus, që fshihet pas publikimit të videos seksuale që solli tërheqjen e aleatit të Presidentit francez, Emmanuel Macron nga gara për Bashkinë e Parisit.
Mediat franceze raportojnë se, Petr Pavlensky është ndaluar në Paris. Pamjet e publikuar nga ai sollën tërheqjen nga gara të Benjamin Griveaux.
Lajmi i publikuar në një faqe pak të njohur tregonte materialet që Griveaux kishte shpërndarë përmes mesazheve telefonike me një grua të re. Në video tregohej një mashkull duke kryer marrëdhënie seksuale.