English

Pas tre muajsh izolim, qyteti Wuhan në Kinë i rikthehet përditshmërisë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Qyteti i Wuhanit, i cili është epiqendra e përhapjes së pandemisë botërore COVID-19 duket se i është kthyer normalitetit pas tre muajsh izolim të plotë. Për këtë arsye, qyteti ka nisur hapjen graduale të 6 linjave të transportit publik në mënyrë që qytetarët e saj të rifillojnë punën.

- Advertisement -

Në rrugë janë shfaqur shumë makina dhe stacionet e trenit janë frekuentuar nga njerëzit. Ky qytet shënon një kthesë kryesore që nga nëntori i vitit 2019, ku që atëherë, pandemia është përhapur në më shumë se 200 vende të bptës. Rastet e të infektuarve në Kinë e kalojnë shifrën 82 mijë, të cilët përbëjnë 60% të saj por me rënien drastike të tyre gjatë javës së fundit tregon se masat e rrepta kanë pasur efekt.

Banorët mund të ecin në qytet, të marrin autobusë ose metro, të shkojnë në punë apo edhe të dalin jashtë qytetit pasi të jenë testuar se nuk janë mbartës të virusit. Kryesisht atyre u matet temperatura dhe nëse nuk rezultojnë të infektuar ata pajisen me certifikatën shëndetësore.

Etiketimet

spot_img

TË FUNDIT

spot_img

Sondazh

Kush mendoni se ishte fituesi i debatit të parë presidencial në SHBA?