Pas vizitës që zhvilloi në Prishtinë, i dërguari i Posaçëm i Presidentit të SHBA për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadori Richard Grenell, ka mbërritur dje në Beograd në kuadër të Negociatave të Paqes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Ditën e sotme, Richard Grenell do të zhvillojë një takim me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.
Në një deklaratë për mediat serbe, Presidenti Vuçiç tha se vizita e Grenell do të fokusohet mbi dialogun me Prishtinën dhe zhvillimin ekonomik të dy vendeve.
Gjithashtu, Vuçiç tha se e vlerëson energjinë dhe dëshirën e Grenell për të arritur një marrëveshje sa më shpejt, por u shpreh se pa heqjen e taksës së vendosur mbi produktet serbe, një gjë e tillë do të jetë e vështirë për t’u arritur.