English

Pasaportat e arta, dhjetra vende japin shtetësinë për investime

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Dhjetra vende të botës, duke përfshirë edhe ato të Bashkimit Europian ofrojnë programe për përfitimin e lejes së qëndrimit e më pas shtetësisë, në këmbim të investimit në këto shtete.

- Advertisement -

Hedhja e idesë së qeverisë shqiptare për të nisur dhënien e “pasaportave apo vizave të arta” nuk është e re, madje ka vite që aplikohet nga shumë shtete në mbarë botën.

8 vendet që japin më shpejt pasaportën në këmbim të investimit në kompani, blerjes së pasurive të patundshme apo dhurimit të një shume parash për bamirësi janë Malta, Vanuatu, Grenada, Saint Kitts dhe Neviss, Saint Lucia, Dominica, Antigua e Barbuda dhe Mali i Zi.

Malta rankohet e para në botë për shpejtësinë e dhënies së pasaportës dhe lehtësive të lëvizjeve që aplikanti mund të përfitojë përmes shtetësisë të saj.

Nëse pasaportën e merr për 3 vjet, minimumi i investimit që kërkohet është 600 mijë euro dhe brenda 12 muajve nëse investohen 750 mijë euro të ndara në blerje shtëpie ose marrje me qira të një prone, hapjes së një biznesi dhe dhurimit të një shume prej 10 mijë euro për bamirësi.

600 deri në 750 mijë euro është edhe shuma që kërkon Mali i Zi, vend kandidat për në Bashkimin Europian por që ofron lëvizjen e lirë në zonën Schengen.  Një tjetër opsion që ofron shteti fqinjë është përftimi i pasaportës nëse jep një kontribut me vlerë 100 mijë euro dhe investon 250-450 mijë euro në projekte të qeverisë, pikë e ngjashme edhe me programin që ka Maqedonia e Veriut.

Programe të ngjashme kanë edhe shtetet e Karaibeve, të cilat kanë lëvizje të lirë ne Schengen dhe Britaninë e madhe.

Edhe vendet e Bashkimit Europian si Spanja dhe Portugalia ofrojnë një program për vizat e arta. Në Spanjë fillimisht duhet që të blesh një pronë me vlerë 500 mijë euro, ose të depozitosh 1 milion euro në bankë ose të investosh 2 milion euro në borxhin e qeverisë. Menjëherë merr lejen e qëndrimit për 5 vjet dhe brenda 10 vjetësh mund të përfitosh shtetësinë.  (grafik spanje portugali)

Në Portugali merr lejen e qëndrimit për 5 vjet nëse investon mbi 250 mijë euro dhe menjëherë mund të aplikosh për pajisjen me pasaportë.

Pas nisjes së krizës ekonomike edhe Greqia hartoi një program “vizash të arta” i cili funksionon ende dhe sot. Kusht është blerja e një prone me vlerë 250 mijë euro ose depozitimi i një vlere 400 mijë euro në bankë, kompani apo bond të qeverisë. Pavarësisht vizës, shtetësia nuk përfshihet në këtë program pasi kushti është që të jetosh 7 vjet në këtë vend.

Edhe Italia jep Vizë të Artë nëse investohen 500 mijë euro në një firmë italiane apo nëse hapet një firmë e re me kapital 250 mijë euro që hap vende pune.

Në Zvicër merr vizë dhe jo shtetësi, nëse paguan taksa nga 150 mijë deri në 1 milion franga, ndërsa në Austri nëse investon 10 milion euro në biznes ose 3 milion euro në programet e qeverisë.

Në Qipro mund të marrësh shtetësinë nëse investon 2 milion euro. Programe të ngjashme për vizat në bazë të investimit kanë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanadaja, por në shumicën e këtyre vendeve ka kritere të forta për llojin e investitorit dhe historikun e rekordeve kriminale të tij.

LEXONI GJITHASHTU

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Kush mendoni se mund ta marrë drejtimin e Rithemelimit nëse Berishës i caktohet masa “Arrest në shtëpi”?
×