English

Pasardhësja e Angela Merkel jep dorëheqjen si lidere e CDU-së

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Liderja e ardhshme e partisë së kancelares gjermane, Angela Mekel nuk do të garojë për Kancelare në zgjedhjet e ardhshme. Annegret Kramp-Karrenbauer, do të japë dorëheqje si lidere e Unionit Kristina Demokrat (CDU) për shkak të skandalit më të fundit, ku një kandidat u zgjidh kancelar i një landi me votat e të djathtës ekstreme. Pritet që vendimi për t’u dorëhequr të bëhet i ditur nga vetë 57-vjeçarja në një deklaratë për mediat gjatë ditës së hënë.

- Advertisement -

Zgjedhjet parlamentare në Gjermani do të mbahen vitin e ardhshëm dhe Annegret Kramp-Karrenbauer ishte parashikuar të zëvendësonte Merkel, e cila tashmë ka bërë të ditur vendimin për t’u tërhequr nga politika. Përveçse nuk do të garojë si kancelare, Kramp-Karrenbauer do të japë dorëheqje dhe si kryetare e partisë, pasi sipas saj këto dy pozicione do të duhet të mbahen nga një person i vetëm.

Lideri i ri CDU-së pritet të zgjidhet gjatë verës së këtij viti dhe pas kësaj, 57-vjeçarja Kramp-Karrenbauer do të largohet nga drejtimi i partisë. Pavarësisht këtyre zhvillimeve të papritura, mësohet se Angela Merkel dëshiron që Kramp-Karrenbauer të vijojë të mbetet ministre e Mbrojtjes.

Pas zgjedhjes si kryetare e CDU-së, Kramp-Karrenbauer ishte përzgjedhur nga Merkel për të qenë kandidate për Kancelare në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021. Por, që prej kësaj kohe 57-vjeçarja e njohur si AKK, ka kaluar një seri skandalesh që kanë vënë në dyshim aftësinë e saj për të drejtuar Gjermaninë në mënyrë efektive.

Rasti më i fundit ka të bëjë me zgjedhjet në Thuringia javën e kaluar, ku CDU dhe partia e të djathtës ekstreme Alternativa për Gjermaninë (AfD) mbështetën një kandidat të qendrës. Kjo lëvizje është parë gjerësisht si thyerje e tabusë politike kundër bashkëpunimit me partitë ekstremiste në Gjermani. Kramp-Karrenbauer është kritikuar për menaxhimin që i bëri krizës dhe aftësisë për të mbajtur të bashkuar partinë. Gjithashtu thirrjet për zgjedhje të reja në Thuringia u injoruan gjerësisht.

Në zgjedhjet rajonale, në një shtet të pjesës lindore të Gjermanisë, Thomas Kemmerich fitoi zgjedhjet dhe me ndihmën e AfD-së. Kemmerich, një ditë pas marrjes së detyrës si kancelar i këtij landi, bëri të ditur vendimin për t’u dorëhequr pas reagimeve të forta.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?