English

Pashkët festohen ndryshe këtë herë në Europë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Për shkak të përhapjes së coronavirus përditshmëria ka ndryshuar, po ashtu edhe tradita e festave sikundër janë edhe Pashkët. Jo më bashkime familjare apo shërbime fetare në kishë. 

- Advertisement -

Në këtë festë Pashke, priftërinjtë në Varshavë i pritën besimtarët për t’u rrëfyer në parkingjet e kishave.

Në Rumani, qindra njerëz u mblodhën në tregje në Bukuresht, pavarësisht thirrjeve të autoriteteve për të qëndruar brenda. Shume qytetarë ishin të vendosur të vijonin blerjet e festës pavarësisht frikës nga COVID-19

Dronët e krijuar fillimisht për të spërkatur tokat bujqësore, në Serbi po përdoren për të dezinfektuar vendet publike.

Situata duket më e rreptë në Lituani, ku policia ka ndaluar ata qytetarë që udhëtojnë gjatë pushimeve të Pashkëve

Rreth 184 të moshuar ne Çeki kaluan Pashkën në shtëpinë e pensionit Ostrava. Për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme, familjet e tyre nuk mund të vijnë për t’i vizituar, kështu që stafi vendosi t’i bëjë këto Pashkë më të gëzuara. Sipas drejtorit të qendrës, të moshuarit po e menaxhojnë shumë mirë situatën, monitorojnë rregullisht lajmet dhe respektojnë të gjitha masat.

Etiketimet

spot_img

TË FUNDIT

spot_img

Sondazh

Kush mendoni se ishte fituesi i debatit të parë presidencial në SHBA?