English

Pashkët në Poloni, kufizohen vizitat familjare për shkak të coronavirusit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Polonia po shqyrton vendosjen e kufizimeve më strikte përpara festës së Pashkëve për të mos lejuar që koronavirusi të përhapet më shumë përmes vizitave familjare, tha Ministri i Shëndetësisë. Polonia prej tre javësh ka mbyllur kufijtë, shkollat, qendrat tregtare dhe në publik kërkohet ruajtja e distancës sociale.

- Advertisement -

Megjithëse piku i shpërthimit parashikohej të arrihej nga mesi i prillit, ministri u shpreh se në saj të masave parandaluese nuk është arritur akoma dhe pritet të vazhdojë të rritet gjatë javëve të ardhshme.

Me rreth 3.834 raste të konfirmuara dhe 85 viktima deri tani, vendi duket shumë larg Evropës perëndimore, edhe pse ditët e fundit përhapja e pandemisë është përshpejtuar dukshëm.

Javën që vjen qeveria do të vendosë nëse do të shtyjë apo jo zgjedhjet presidenciale të planifikuara për 10 maj.

Etiketimet

spot_img

TË FUNDIT

spot_img

Sondazh

Kush mendoni se ishte fituesi i debatit të parë presidencial në SHBA?