Sipas një njoftimi që ka publikuar gazeta greke “Kathimerini”, Fredi Beleri mori postin e nënkryterait të Komisionit për Peticione të Parlamentit Evropian.
Këtë detyrë ai e mori me mbështetjen ndërpartiake të anëtarëve të tjerë të Komisionit, por edhe kontributin e kryetares së Eurogrupit të N.D., zonjës Eliza Vozeberg.
“Falënderoj kolegët e mi për zgjedhjen time në postin e nënkryetarit të Komisionit të Peticioneve, për të cilën jam informuar përmes burgjeve shqiptare”, tha z. Beleri në një deklaratë.
Beleri e ka konsideruar një nder të madh por edhe përgjegjësi për një eurodeputet të sapozgjedhur.
“Së shpejti aventura ime do të përfundojë dhe unë do të mund të kryej pa u shpërqendruar detyrat që më kanë besuar qytetarët grekë me votën e tyre” -shtoi ai.
LEXONI GJITHASHTU:
- Kërkoi lirimin e parakohshëm me kusht, shtyhet seanca për Fredi Belerin
- “Nuk më vjen keq që do shkoj në qeli” – Mbërrin në Shqipëri Fredi Beleri