English

Pasioni i 13-vjeçares për pikturën, bojërat dhe peneli e mbajnë larg nga teknologjia

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

“Unë jam Maria Peçi dhe jam 13 vjeç. Me pëlqen shumë të pikturoj”.

- Advertisement -

Prej 4 vitesh kjo vajzë e vogël ndjek pasionin e saj.

E vendosur këtë ditë vjeshtë në Borovë të Ersekës, Maria merr pjesë në një aktivitet artistik.

Teksa bashkëbiseduam me të, Maria na tregoi se pasioni për pikturën e ka ndihmuar shumë të qëndrojë larg teknologjisë.

“Që të gjithë shokët e mi, bashkëmoshatarët e mi na pëlqen shumë teknologjia, por ndryshe nga të tjerët mua më pëlqen shumë të pikturoj. Largohem disi nga teknologjia dhe telefoni”, thotë Maria.

Dëshira e saj është të jetë piktore me famë, por në realitetin shqiptar është hasur edhe me bullizmin e bashkëmoshatarëve.

“Disa shokët e pëlqejnë shumë dhe me kane kërkuar madje ti pikturoj edhe ata, ndërsa të tjerë edhe me kane bullizuar. Më pëlqen shumë të bëhem piktore por në Shqipëri nuk është se vlerësohet shumë piktura dhe ende nuk e di”, tregon 13-vjeçarja.

13-vjeçarja bën thirrje që moshatarët e saj të gjejnë pasionin e tyre në fushën ku kanë prirje.

“Dembelizmi nuk na bën që ne të jemi fëmijë të mirë dhe u kërkoj gjithë bashkëmoshatarëve të mi të pikturojnë, luajnë futboll, të gjejnë pasionin e tyre aty ku ata e ndiejnë veten më mirë”, apelon ajo.

Ky është shembulli i vajze te vogël e cila aktivizohet në shoqëri, teksa shumë raporte e studime tregojnë se fëmijët po kthehen në dembelë për shkak të varësisë nga teknologjia.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

spot_img

TË FUNDIT

spot_img

Sondazh

Kush mendoni se ishte fituesi i debatit të parë presidencial në SHBA?