English

Pasojat e COVID-19, Lulzim Basha këmbëngul: Propozimet e PD-së janë të qarta dhe të realizueshme

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka ripublikuar tetë masat e propozuara prej tij për t’i bërë ballë pasojave të rënda sociale dhe ekonomike, pas përhapjes së COVID-19.

- Advertisement -

Lideri i opozitës beson fort se masat ekonomike dhe sociale të propozuara nga ekspertët e Partisë Demokratike janë të qarta dhe lehtësisht të zbatueshme. Ai mes tjerash thekson se është koha që gjithkush të tregojë solidaritet me situatën e kruijuar, ku deri tani 55 qytetarë janë prekur nga COVID-19.

“Masat ekonomike dhe sociale të propozuara nga PD janë të qarta dhe lehtësisht të zbatueshme për t’ju ardhur në ndihmë familjeve në nevojë dhe të moshuarve që jetojnë në kushte të vështira, dhe për të ndihmuar ekonominë. Le të jemi solidarë e të bashkuar në ndihmë të njeri-tjetrit”,  shkruan Basha.

Propozimet e Partisë Demokratike nuk janë pranuar nga ana e mazhorancës shqiptare. Kryeministri i vendit, Edi Rama, është shprehur se masat e propozuara  nga PD-ja nuk janë zgjidhje, ndërsa ka shtuar se qeveria e tij po punon ditë e natë për të kaluar me pasoja sa më të vogla këtë pandemi sociale dhe ekonomike, e cila ka prekur tashmë pothuajse të gjithë botën.

Pak çaste më parë, Rama theksoi në llogarinë e tij “Facebook” se të enjten do të publikojë një plan mbështetës financiar për të gjitha bizneset, të cilat janë prekur për shkak të mbylljes së veprimtarisë së tyre.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?