English

Pasojat e COVID-19 në mjedis, bie niveli i ndotjes së ajrit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Të dhënat më të reja nga sateliti Kopernikus i Agjencisë Hapësinore Evropiane tregojnë rënien e ndotjes së ajrit në Itali.

- Advertisement -

Kjo ndotje është e dukshme në pjesën veriore të Italisë dhe përkon me masat e marra në kuadër të parandalimit të coronavirus.

Një ndër gazrat më domethënës për këtë ndotje është dioksidi i azotit i cili çlirohet nga djegia e karburanteve fosile të përdorura nga automjetet.

Në pamjet satelitore dallohen ndryshime të vogla të nivelit të ndotjes edhe në Shqipëri.

Një ndër ekspertët e Agjencisë Evropiane Hapësinore shprehet se ndonëse mund të ketë ndryshime edhe si pasojë e kushteve atmosferike, ai është i bindur se ndryshimi i nivelit të ndotjes përkon me masat e marra ndaj coronavirus që kanë sjellë një lëvizje më të paktë të makinave dhe një ulje të aktivitetit industrial.

Ky mision satelitor është i pari i cili i dedikohet monitorimit të atmosferës së tokës.

Sateliti është i pajisur me instrumente, të cilat masin sasinë e gazrave të ndryshëm që ndikojnë në cilësinë e ajrit dhe shëndetit tonë.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?