English

Pasojat e COVID-19, qeveria italiane 7,5 miliardë euro për familjet dhe bizneset e prekura

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Qeveria italiane, që ka marrë masa radikale për të frenuar epideminë e coronavirusit, deklaroi se do të dyfishojë financat për të ndihmuar ekonominë në përballjen me pasojat e tij.

- Advertisement -

“Këshilli i Ministrave ka marrë masa të ndryshme. Në veçanti ne kemi caktuar 7.5 miliardë euro për të mbështetur familjet dhe bizneset që po përballen me këtë emergjencë, që nuk është vetëm shëndetësore, por edhe ekonomike”, deklaroi Giuseppe Conte, kryeministri i Italisë.

Bilanci i vdekjeve në Itali është rritur në 197, sipas Agjencisë për Mbrojtjen Civile, duke e bërë Italinë vendin më të prekur në Evropë.

Epidemia është fokusuar në një seri rajonesh në veri, por raste të tjera janë verifikuar në secilin prej 20 rajonet e vendit, si për shembull 44 në atë të Lacios dhe 45 në atë të Kampanias, me kryeqendër Napolin.

Të mërkurën, qeveria mbylli shkollat deri më 15 mars, mbylli kinematë dhe teatrot për periudha më të gjata dhe urdhëroi që eventet sportive, përfshirë ndeshjet e Serie A, të luhen me dyer të mbyllura.

Në një video mesazh drejtuar kombit, presidenti Serxho Matarela u bëri thirrje italianëve të ruajnë qetësinë.

 “Të dashur bashkëqytetarë, pa u alarmuar, ne mund dhe duhet të kemi besim tek aftësitë dhe burimet tona. Ne mundet dhe duhet të kemi besim tek Italia”, deklaroi presidenti i Italisë, Sergio Mattarella

Italianët u përshtatën menjëherë me udhëzimet e qeverisë, me shkollat që u mbyllën dhe njerëzit që filluan punën nga shtëpia. Në rrugët e kryeqytetit ndërkohë u panë pak njerëz, me tregjet dhe baret që ishin të boshatisura.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?