Gjykata Penale e Tiranës ka caktuar këtë të shtunë masën e sigurisë për 30 të arrestuarit në Vorë, Kashar, Farkë në lidhje me pasojat e tërmetit të 26 nëntorit të 2019.
Gjykata dha masën arrest me burg për 7 nga 30 të arrestuarit, mes tyre edhe dy ish-kryekomunarët e Farkës dhe ai i Kasharit, ndërsa për 12 të prangosur u shqiptua masa e sigurisë “arrest shtëpie dhe për 11 të tjerë “detyrim paraqitje”. “Euronews Albania” mëson se ky vendim është marrë nga gjykatësja Vjollca Spahiu.
Arrest me burg:
1-Fatbardh Plaku
2-Fejzi Dyrmishi
3-Besnik Fuçia
4-Hodo Valgjoni
5-Artur Skela
6-Gëzim Shkalla
7-Naim Shehi
Arrest shtëpie:
1-Vjollca Hoxholli
2-Agim Eski
3-Gerti Çalliku
4-Ali Dyrmishi
5-Asqeri Xhanari
6-Faik Fejzo
7-Ndoc Pepkolaj
8-Mehmet Felani
9-Pëllumb Korfuzi
10-Qirjako Gjergo
11-Shefqet Doda
12-Luan Bejta
Detyrim paraqitje:
1-Anila Harxhi
2-Bukurije Halili
3-Zhaneta Tagani
4-Reis Muça
5-Merita Kushe
6-Hekri Visha
7-Adhurim Qehaja
8-Stela Maze
9-Shpëtim Kerciku
10-Ermir Çina
11-Jan Ikonomi
Gjykata Penale dëgjoi ditën e djeshme palët për orë të tëra dhe sot vendosi të lexojë masat për ndërtuesit, biznesmenët si dhe zyrtarët e tjerë të arrestuar katër ditë më parë. Sipas prokurorisë, të arrestuarit dyshohen se kanë favorizuar dhe kanë lejuar ndërtime jashtë kritereve dhe dispozitave ligjore.
Tërmeti i 26 nëntorit të vitit të kaluar u mori jetën 51 peronave në Durrës dhe Thumanë, ndërsa Prokuroria e Durrësit rreth një muaj më parë lëshoi 18 fletëarreste për zyrtarë, ndërtues, inxhinierë, të cilët dyshohen se kanë abuzuar me ndërtimet.