English

Pasojat e tërmetit të 26 nëntorit, PD bën kallëzim në SPAK për 6 zyrtarë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Partia Demokratike ka dorëzuar në Prokurorinë e Posaçme të Antikorrupsionit kallëzim për 6 zyrtarë të lartë të qeverisë. Bëhet fjalë për viktimat dhe dëmet e tërmetit të 26 nëntorit, ku mes të kallëzuarve përfshihen kryetarët e bashkive Tiranë, Krujë, ministri i Brendshëm dhe ministrja e Arsimit. Gjithashtu mes të kallëzuarve janë dhe ish-kryetarja e Bashkisë Durrës, Valbona Sako, e cila dha dorëheqjen pak ditë pas tërmetit pas një deklarate që shkaktoi reagim në opinion si dhe ish-kryetarin e kaluar, Vangjush Dako.

- Advertisement -

Sipas kallëzimit të PD-së, këta zyrtarë kanë kryer 5 vepra penale, përfshirë “Vrasje nga pakujdesia” në rrethana rënduese, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tender apo ankande publike” dhe korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetëror ose i të zgjedhurve vendorë”. Nisja e hetimeve nga SPAK për këta zyrtare konsiderohet nga PD rruga për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë së zyrtarëve të lartë.

Në kallëzimin e firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi, një javë më parë, theksohet se, kreu i Bashkisë Krujë nuk duhet të kishte lejuar banorë në dy pallatet e shembura në Thumanë, ku humbën jetën 24 persona, pasi ishin të pabanueshme që prej tërmetit të 21 shtatorit.

“Zyrtarët publikë me vetëdije të plotë nuk kanë marrë asnjë masë për parandalimin e këtyre pasojave dhe pse kishte informacion të plotë dhe të detajuar në lidhje me pasigurinë që këto objekte paraqesin, por me shpërfillje totale dhe pas pasojave të tërmetit të datës 21.09.2019, përsëri refuzoi të ndërmerrte masat ligjore”. Kjo shpërfillje totale për jetët njerëzore nga zyrtarët publikë e bën vdekjen e 24 qytetarëve në Thumanë një “vrasje shtetërore”, për të cilën duhet të përgjigjen penalisht personat përgjegjës”, theksohet në kallëzimin e PD.

Gjithashtu partia kryesore opozitare bën përgjegjës ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj për vdekjen e Kryekomisar Bajram Hajdarmetaj, në Godinën e Konvaleshencës në Durrës, e cila po ashtu ishte shpallur e pabanueshme pas tërmetit të 21 Shtatorit, por Ministria e Brendshme nuk kishte marrë asnjë masë për të ndaluar hyrjen në godinë.

Në kallëzimin penal drejtuar SPAK-ut, listohen të gjitha rastet e dëmtimit të infrastrukturës arsimore publike, të cilat janë ndërtuar apo rikonstruktuar vitet e fundit, por janë shkatërruar si pasojë e tërmetit. Për PD, shkatërrimi apo dëmtimi i këtyre objekteve është rrjedhojë e prokurime publike korruptive, që kanë sjellë cilësi të dobët të punimeve, duke vënë në rrezik serioz jetën e fëmijëve.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?