English

Pastrohen kanalet e Venecias pas largimit të turistëve

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ashtu si gjithë italianët e tjerë, edhe banorët e Venecias kanë qëndruar të izoluar në shtëpitë e tyre teksa Italia po vuan nga pandemia e coronavirusit.

- Advertisement -

Por banorët e qytetit me famë botërore, të ndërtuar në një rrjet kanalesh, duket se kanë marrë të paktën një lajm të mirë; uji në kanalet e Venecias është shumë më i pastër se në vitet e tjera.

Në faqen e Facebook, Venicia Pulita, banorët e qytetit kanë shpërndarë video dhe foto të kanaleve, pa praninë e mijëra turistëve dhe gondolave që pushtojnë kanalet në përditshmëri.

Një herë e një kohë, banorët e Venecias notonin në ujërat e lagunës, por për shkak të turizmit masiv dhe rritjes së trafikut të gondolave në dekadat e fundit kjo ndodh shumë rrallë.

Në një raport të Parlamentit Europian i vitit 2019 përshkruhej nivelin i ndotjes së ajrit dhe ujit në Venecia si “shqetësues” dhe për këtë fajësonte varkat e pakontrolluara dhe mjetet e lundrimit me naftë.

Të dielën Italia raportoi shifrën më të lartë të infektuarve me 3,590 raste të reja në 24 orët e fundit, duke shkuar në një total prej 24,747.

Numri i viktimave ka shënuar 1,809, më shumë se një e katërta e vdekshmërisë në rang botëror.  

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?