English

Pazar me diplomat në Kosovë, sipas Koalicionit për Transparencë e Integritet

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Në Kosovë po bëhet pazar me tema të diplomës, sipas Koalicionit për Transparencë dhe Integritet.

- Advertisement -

Ata përmes një tryeze diskutuan shit-blerjen e temave të diplomës.

Aty u tha se studentët nuk janë të aftë të shkruajnë temat e diplomës, prandaj ndodh edhe ky pazar.

Sipas aktivistit Shkëlzen Gashi, i gjithë problemi është te profesorët.

“Kjo është në përputhje të plotë me kulturën akademike të Universitetit të Prishtinës, edhe të presim që organet drejtuese të UP-së do ta luftojnë këtë dukuri është njësoj si të presim mjaltë prej mizave….Studentet po vjedhin, po blejnë tema të diplomës por a dini kë e kanë model? Profesorët. Këtu profesorët vjedhin”, u shpreh Shkëlzen Gashi.

Ndërsa, Blerim Rexha, profesor në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike në Universitetin e Prishtinës, thekson se rregullorja është e qartë, dhe se studentët që veprojnë kundër rregullores duhet të dënohen.

“Deri më tani kemi dënuar disa studentë në bazë të rregullores. Tani mbetet në etiken e profesorit që rastet t’i raportojë. Masa e parë të cilën ne duhet të bëjmë kur studentët të vijnë në universitet është edukimi. Kemi edhe rastin kur studenti vije në fakultetet, nuk dinë çfarë është citimi apo punimi shkencor, si dhe studenti çdo punim diplome në faqen e dytë duhet të këtë deklaratën e tij që zotohet që se tema e tij është kontributi i tij, është cituar sipas rregullores së institucionit dhe në rast të mospërputhjes sanksionet që e presim deri te heqja e titullit është i vetëdijshëm për këtë ”, tha Rexha.

Prorektori për cilësi dhe zhvillim akademik në Universitetin e Prishtinë, Elton Bahtri, pohon se ky fenomen është i pranishëm, por thotë se mundësitë për t’i monitoruar studentët janë minimale.

“Kemi vështirësi në faktimin dhe dëshminë që po ndodh ky fenomen nga ana e menaxhmentit sepse këtu nuk flasim për një përgjegjës ka më shumë. Mirëpo, ne si institucion i arsimit të lartë mund të themi se kjo është e papranueshme, pasi cenon edhe vlerat dhe kulturën akademike të universitetit. Përgjegjësia sigurisht është edhe e vendimmarrësve të tjerë, nuk e përjashtoj nga përgjegjshmin edhe vetveten sepse ne duhet të punojmë që te kemi ambient akademik, sigurisht kur merret të monitorohen, merren për t’u monitoruar qindra studentë, qoftë nivelit bachelor apo master, mundësit për t’i monitoruar si duhet janë minimale”, tha Elton Bahtiri.

Kjo tryezë u mbajt në Bibliotekën Kombëtare Universitare të Kosovës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Kush mendoni se mund ta marrë drejtimin e Rithemelimit nëse Berishës i caktohet masa “Arrest në shtëpi”?
×