English

PD akuzon ministren Xhaçka për korrupsion dhe shpërdorim detyre

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Pas disa ditëve denoncim në media, Partia Demokratike vendosi që tenderin për sigurimin e ushqimeve, me vlerë 1.5 milion euro ta dërgojë për hetim në strukturën e posaçme anti-korrupsion.

- Advertisement -

E akuzuara kryesore në këtë padi, është ministrja e mbrojtjes Olta Xhacka. Në atë që PD e quan kordinim kriminal për vjedhjen dhe grabitjen e fondeve publike, për ministren e mbrojtjes janë ngritur 6 akuza, mes të cilave ato për korrupsion aktiv dhe shpërdorim detyre.

Sipas demokratëve rezulton e provuar në dokumentet e tenderit, se ndryshe nga sa detyron ligji, mungon argumentimi se përse janë ftuar kompanitë e shpallura fituese në kushtet ku asnjëra prej tyre nuk është e specializuar në fushën e objektit të prokurimit, por kanë bërë shtimin e objektit të veprimtarisë vetëm disa ditë përpara hapjes së procedurës së prokurimit.

“Fakti që kompania EUROVIA ka ndërmarrë veprime ko nkrete për të qënë pjesë e këtij prokurimi, vetëm 6 ditë përpara se ky i fundit të shpallej, tregon që ata kane pasur informcion paraprak, si dhe kanë qënë ne dijeni që do të shpalleshin fitues, duke bashkëpunuar kështu me zyrtarët publikë”, shkruhej në padinë e PD.

Kësaj padie, ministrja Xhaçka i është përgjigjur në Facebook duke e quajtur si një tjetër shpikje të modelit babale që nuk kontribuon por minon përpjekjen për ti bërë ballë  armikut të padukshëm duke iu referuar coronavirusit.

“Kemi bërë çdo gjë sipas ligjit e procedurës dhe jam optimiste se në fund të hetimit qytetarët do të kuptojnë qartë si drita e diellit se kjo akuzë s’është veç rivënia në skenë e versionit më të fundit të Babales”, shkruan ministrja.

 

Olta Xhaçka eshte ministrja e trete që aktualisht është kallëzuar në SPAK, pas ministres së shëndetësisë Ogerta Manastirliu për tenderin e “Check-Up” dhe Ministres së drejtësisë Etilda Gjonaj për përplasjen me Presidentin.

Etiketimet

spot_img

TË FUNDIT

spot_img

Sondazh

Kush mendoni se ishte fituesi i debatit të parë presidencial në SHBA?