English

PD denoncon emërimin e ri për bashkëshorten e zv.kryetarit të KQZ

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Në mbledhjen e saj të fundit qeveria emëroi, Elona Kanën si anëtare Komisionit Kombëtar Rregullator të Sektorit të Furnizimit me Ujë dhe Largimit e Përpunimit të Ujërave të Ndotura. Kjo VKM e publikuar në faqen zyrtare të Kryeministrisë shërbeu edhe si shkak që Partia Demokratike t’i drejtohej kryeministrit me akuzën e radhës.

- Advertisement -

Ish-deputeti, Klevis Balliu në një deklaratë për mediat nga selia blu theksoi se, Edi Rama po mbron njerëzit që nuk kanë kaluar dot procesin e vetingut, pasi Elona Kana, e cila është edhe bashkëshortja e Denar Bibës, anëtarit të PSKQZ, dha dorëheqjen nga detyra e saj si këshilltare ligjore pranë Gjykatës së Lartë pak ditë përpara se sa të dilte vendimit për të, duke pezulluar procesin.

“Këshilltarja e Gjykatës së Lartë, Elona Kana, u tërhoq nga sistemi i drejtësisë pak para daljes së vendimit të vetingut, sepse nuk justifikonte dot pasuritë e saj dhe të shërbëtorit të Ramës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Por me një vendim qeverie këtë javë, Edi Rama e ka emëruar bashkëshorten e Denar Bibës në një post në Entin Rregullator të Ujit”, u shpreh z. Balliu.

Ky vendim i Këshilli të Ministrave për Partinë Demokratike është dëshmi se lufta kundër anëtarëve të drejtësisë që nuk kanë kaluar vetingun është vetëm propagandë. “Lufta kundër korrupsionit në dorën e Edi Ramës është vetëm propagandë. Ai ndryshe flet dhe ndryshe vepron. Edi Rama flet për luftë kundër bandës KÇK në drejtësi, por ata që nuk kalojnë vetingu, i emëron në detyra të tjera shtetërore”, shtoi ai.

Elona Kana në tetorin e vitit 2019 dha dorëheqjen si këshilltare pranë Gjykatës së Lartë duke ndërprerë procesin e Vetingut. Enti Rregullator i Sektorit të Furnizimit me Ujë dhe Largimit e Përpunimit të Ujërave të Ndotura është institucion publik i pavarur dhe është drejtpërdrejt përgjegjës ndaj Këshillit të Ministrave dhe Kuvendit të Shqipërisë.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?