English

PD i kundërpërgjigjet Xhaçkës: Po fsheh të vërtetën për skandalin 1.5 mln euro

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Partia Demokratike ka reaguar ndaj deklaratës së ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka, e cila tha se akuzat për abuzime me tender janë inskenime. Në një deklaratë të ish-deputetit, Enkelejd Alibeaj thuhet se, ministrja nuk tha asgjë lidhur me tenderin por vetëm sulmoi opozitën.

- Advertisement -

“Për 3 ditë Edi Rama dhe Olta Xhaçka heshtën. Asnjë fjalë, asnjë përgjigje. Sot, pas 3 ditësh, në vend të transparencës, Xhaçka sulmoi me gjuhë urrejtje opozitën. Ju të gjithë e dini thënien “mbrojtja më e mirë është sulmi. Por sulmi me shpifje vetëm zbulon sa nervozë janë Rama dhe Xhaçka. Zbulon se po fshehin të vërtetën e skandalit me 1,5 milion euro të shqiptarëve, për ushqimet e njerëzve në nevojë, që i janë dhënë një kompanie kompjuterash pa asnjë lidhje, në Maqedoni”, u shpreh z. Alibeaj.

Lidhur me përzgjedhjen e një kompani nga Maqedonia për tenderin me vlerë 1.5 milionë euro, Partia Demokratike ka depozituar padi ndaj ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka.

Lexoni gjithashtu:

Ministrja Xhaçka i përgjigjet opozitës: Hiqni dorë nga inskenimet dhe ejani na ndihmoni në terren

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?