English

PD i paraqet qeverisë 3 kërkesa: Pajisjes speciale, dezinfektim dhe paketë social-ekonomike

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Partia Demokratike i ka drejtuar qeverisë tri kërkesa që sipas saj duhet t’i plotësojë menjëherë për përballimin me sukses të coronavirusit. Kërkesa e parë lidhet me pajisjen e mjekëve me mjetet që e mbrojnë vetë mjekët nga infektimi.

- Advertisement -

Po bëhet 1 javë që kur është konfirmuar rasti i parë me koronavirus, por qeveria nuk ka marrë asnjë masë që të përmbushë kërkesën kryesore për të pajisur me mjetet mbrojtëse të gjithë personelin shëndetësor në vend. Shqipëria ka personel të kufizuar shëndetësor dhe nuk kemi luksin që ata të futen në karantinë. Nëse kjo ndodh masivisht, bie muri mbrojtës mes qytetarëve dhe virusit të rrezikshëm. Mjekët nuk do të jenë në gjendje të trajtojmë qytetarët e sëmurë”, thuhet në deklaratën e PD.

Kurse kërkesa e dytë ka të bëjë dezinfektimin e hapësirave publike dhe më gjerë. Në pikën e tretë kërkohet të merret dhe një paketë social-ekonomike për pasojat që do të sjellin masat kufizuese.

“Kjo nuk është koha që kryeministri të shfaqë stilin e tij luksoz të jetesës, me dieta ku konsumohen 2 vakte në 8 orë. Janë të paktën 300 mijë shqiptarë që mezi ushqehen 1 herë në ditë dhe me mijëra fëmijë që flenë me barkun bosh për shkak te papërgjegjshmërisë disavjeçare të qeverisë”, përfundon deklarata e PD.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?