Partia Demokratike i është rikthyer propozimit për krijimin e një qeverie kujdestare. Ditën e sotme, anëtarët e PD-së në këshillin politik për reformën zgjedhore argumentuan propozimet e tyre për garantimin e votës së lirë
Oerd Bylykbashi, Ivi Kaso dhe Enkelejt Alibeaj prezantuan tre drafet që sipas tyre, sigurojnë votën gjatë proceseve zgjedhore, dhe për të arritur këtë, demokratët kërkojnë një qeveri kujdestare të cilën e qartësuan që në fillim e si duhet të formohet.
“Ta saktësojmë që në fillim, qeveria kujdestare nuk është një koalicion ndërmjet maxhorancën dhe opozitës. Në kushtet aktuale një qeveri kujdestare, Edi Rama nuk është kryeministër”, u shpreh z. Bylykbashi.
Për të larguar ato që opozita i cilëson të fortët nga vota e lirë, Partia Demokratike propozon ashpërsim të ligjit të dekriminalizimit, ku në lupën e vetë deklarimit të mos jenë vetëm kandidatët në zgjedhje.
“Propozimi ynë që dekriminalkizimi të shtrihet jo vetëm në administratën zgjedhore por përtej kësaj. edhe pjesë të stafit të fushatës së subjekteve. kini parasysh çunat problematik që i ngjiten si këpushë subjekteve zgjedhore në fushata zgjedhore”, tha z. Alibeaj.
Për sa i përket mundësisë së një ndarje të re administrative, përfaqësuesit e PD-së theksuan se ndarja aktuale ka çeduar por nuk është prioriteti parësor i reformës zgjedhore.