Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me vendimin e qeverisë për të ulur me 1 lekë çmimin e energjisë elektrike deri në 31 dhjetor 2025.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ku nxjerr një tabelë që bën krahasimin e çmimit të energjisë me vendet e rajonit, deputeti Gazment Bardhi shkruan se shqiptarët po e paguajnë më shtrenjtë energjinë për shkak të abuzimeve të qeverisë.
“Edi Rama vazhdon të tallet me shqiptarët. Pasi e rriti çmimin e energjisë me 30 për qind, duke pasur çmimin më të lartë në Rajon, sot quan historike që e ul me 1 lek për kilovat, por ndërkohë mbetemi përsëri vendi me çmimin më të lartë të energjisë se Kosova, Mali i Zi apo Bosnje Hercegovina!”, shkruan Bardhi mes të tjerash.
LEXONI GJITHASHTU:
- Ulet çmimi i energjisë elektrike për familjarët, çmimi i ri duke filluar nga shkurti
- Në shkurt ulet çmimi i energjisë! ERE shqyrton kërkesën: Kush përfiton