English

PD publikon vendimin, kryebashkiaku i Mallakastrës i dënuar me 3 vite burg në Greqi

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Partia Demokratike ka publikuar sot vendimin e gjykatës greke për kryebashkiakun e Mallakastrës, Qerim Ismailaj. Sipas sekretarit të përgjithshëm, Gazmend Bardhi, Ismaili ka qenë i dënuar në shtetin fqinj me 3 vite burg për rrahje dhe veprime të dhunshme dhe e ka fshehur këtë fakt në formularin e dekriminalizimit.

- Advertisement -

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, z. Bardhi tha se “sipas vërtetimit me nr. Protokolli 405 të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Athinë, Edi Rama i Mallakastrës, Qerim Ismailaj, rezulton i dënuar me 3 vjet burgim nga Gjykata e Kios, më datë 25 Shkurt 2000”.

“Sipas ligjit të dekriminalizimit, Qerim Ismailaj nuk mund të ushtrojë asnjë funksion publik, aq më pak të jetë kandidat për kryetar bashkie. Ai është subjekt ndalimi sipas ligjit dhe duhet menjëherë të procedohet penalisht për falsifikimin e formularit të dekriminalizimit”, – tha sekretari i përgjithshëm i PD.

Kryebashkiaku i Mallakastrës bëhet kështu rasti i katërt pas atij të Vorës, Shkodrës, dhe Vaut të Dejës që denoncohen nga Partia Demokratike se kanë fshehur dënime jashtë Shqipërisë.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?