Një nga pedagogët, për mikrofonin e Euronews Albania, është shprehur se kanë pasur presion që të mos marrin pjesë në protestën e ditës së sotme që po zhvillohet para Korpusit Universitar.
Ai tha se sapo ka nisur protesta, janë njoftuar mbledhje me arsyen e vetme që pedagogët mos të marrin pjesë në tubim.
Më tej, pedagogu theksoi se po merren edhe mungesa për studentët.
“Pjesëmarrja është shumë e lartë, nëse marrim parasysh presionin, intimidimin, frikën për të mos marrë pjesë në protestë. Kemi pasur presion që të mos marrim pjesë në protestë.
Janë njoftuar mbledhje pas mbledhje, vetëm për të penguar ardhjen në protestë. Sindikata nuk ka bërë kërkesë vetëm për pagat. Ne duam të rrisim cilësinë e mësimit dhe të përballojmë nevojat. Presioni dhe shantazhi janë të paimagjinueshëm. Nuk kemi hallin vetëm te rritja e pagës. Të gjithë e dinë se po lëvizim për të shëndoshur universitet. Pedagogët nuk ia dalin dot me pagat. Nuk po flasim për pedagogët që kanë lidhje me ministra e pedagogë, por për pedagogët e nderuar që nuk fusin duart në xhepat e shqiptarëve”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
- “Nxitje politike”, Pedagogët-Ramës: Kërkon të lërë pa zgjidhje problemet e arsimit
- Reforma Territoriale, Balla takim me Alibeajn në Kryesinë e Kuvendit