English

Pekini i frikësohet një vale të re, autoritetet gjurmojnë rastet me COVID

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Autoritetet kineze dyshojnë se një valë e re e Covid-19 mund të jetë përhapur në Pekin, teksa janë në garë me kohën për të gjurmuar rastet.

- Advertisement -

Kjo mund të sjellë shtrëngimin e masave anti-covid, ashtu si në disa qytete të tjera në vend, shkruan CNN.

Zyrtarët e Pekinit bënë me dije se po gjurmonin raste në rrethe të shumta që përfshinin studentë, grupe turistike dhe punëtorë të dekorimit.

Kryeqyteti kinez raportoi 22 raste të reja në 24 orët e fundit, thanë autoritetet shëndetësore kombëtare mëngjesin e së dielës.

“Qyteti ka parë kohët e fundit disa shpërthime që përfshijnë zinxhirë të shumtë transmetimi dhe rreziku i transmetimit të vazhdueshëm dhe të pazbuluar është i lartë. Situata është emergjente dhe e zymtë. I gjithë qyteti duhet të veprojë menjëherë”, u tha gazetarëve të shtunën zyrtari Tian Wei.

Presioni për të frenuar shpërthimin e covid në kryeqytet vjen pasi rastet vazhdojnë të rriten në Shangai edhe pse qyteti ndodhet në karantinë. Në 24 orët e fundit, Shangai raportoi më shumë se 20,000 raste të reja me koronavirus.

LEXONI GJITHASHTU

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?