English

Pengmarrja e Jan Prengës në Kamëz, policia arreston një tjetër të dyshuar

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Policia ka arrestuar një të dyshuar tjetër lidhur me peng marrjen e Jan Prengës në Kamëz. I dyshuari është Festim Bexhdili, i cili akuzohet se ka bashkëpunuar në rrëmbimin dhe mbajtjen peng për 12 ditë dhe më pas ndërroi jetë si pasojë e dhunës së ushtruar.

- Advertisement -

Sipas policisë, rrëmbyesit janë kujdesur të fshehin trupin e viktimës dhe Forcat Speciale po kërkojnë në zonën e Shijakut.

Bexhdilit i janë sekuestruar dy telefona dhe një sasi prej 850 eurosh. Deri tani lidhur me ngjarjen janë arrestuar Leonard Hajri, babai i tij Bajram Hajri, Elton Hajri, Olsi Turja dhe Festim Bexhdili. Në kërkim policia ka shpallur, Altin Hajrin, pronar i kompleksit “Golden” në Shijak.

Shkak për këtë rrëmbim, dyshohet konflikti që një nga vëllezërit e viktimës ka pasur me organizatorët dhe rrëmbyesit, në Britaninë e Madhe.

Sipas hetuesve, në mes ka qenë trafiku i drogës dhe mosdorëzimi i një sasie të konsiderueshme lënde narkotike nga ana e vëllait të Prengës.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?