English

Pengmarrja e Jan Prengës, OFL sekuestron vila dhe automjete në Shkodër

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Policia e Shtetit ka bërë të ditur rezultatin e aksionit në Shkodër nga Operacioni Forca e Ligjit. Objektiv i aksionit kanë qenë personat e dyshuar si të përfshirë në peng marrjen e Jan Prengës.

- Advertisement -

Pas bllokimit të kompleksit në Shijak, efektivët e OFL-së kanë vënë në sekuestro disa banesa si dhe prona të tjera.

Nga policia bëhet e ditur se: shtetasit A. M., me banim në lagjen Skënderbeg, Shkodër, i është sekuestruar: një banesë njëkatëshe, e ndodhur në lagjen Skënderbeg, Shkodër.

Shtetasit M. D., me banim në Nicaj, Shkodër, i është sekuestruar: Një banesë dykatëshe + një kat njësi shërbimi, e ndodhur në lagjen Fermentim, Shkodër; Pasuria e llojit arë me sipërfaqe 1541 m2; Pasuria e llojit truall me sipërfaqe 350 m2. 

Shtetasit A. D., me banim në lagjen Bleran, Njësia Administrative Rrethina, Shkodër, i është sekuestruar: Një banesë dykatëshe, e ndodhur në lagjen Bleran, Njësia administrative Rrethina, Shkodër; 3 automjete, 1 motor.

Shtetasit G. F. me banim, lagjen Skënderbeg, Shkodër, i është sekuestruar: Një banesë vilë katërkatëshe, me pishinë; Një automjet;

Shtetasit A. D. me banim në lagjen Bleran, Njësia Administrative Rrethina, Shkodër, i është sekuestruar: Një banesë trekatëshe, e ndodhur në Hot i Ri, Shkodër. 

Shtetasit M. B., me banim në Grudë e Re, Shkodër, i është sekuestruar: Një banesë dykatëshe + një kat papafingo, e ndodhur në Grudë e Re; Një automjet;

48 orë afat për Lul Berishën dhe Ardian Çapjen

Policia e Shtetit njoftoi sot se Operacioni Forca e Ligjit, OFL, sapo i ka nisur kërkesat me shkrim për deklarimin e pasurisë, Lulzim Berishës 49 vjeç në Durrës, ish drejtues i një grupi kriminal i cili në 2012 u dënua me burgim përjetë, në 2016 u lirua me kusht.

Një formular për deklarimin e pasurisë i është dërguar Ardian Çapjes 52-vjeç i arrestuar për vrasje të punonjësve të policisë mbetur në tentativë.

Operacioni i cili nisi të hënën pritet të ketë objekt hetimi dhe verifikimi, grupe kriminale apo individë, që janë hetuar dhe dënuar më parë dhe që nuk justifikojnë burimin e pasurisë.

Burime për Euronews Albania thonë se 250 subjekte pritet t’i nënshtrohen punës së OFL. 

Operacioni Forca e Ligjit do të jetë një strukturë speciale e cila do të merret me zbatimin e paketës “Anti-KÇK”, të shpallur nga kryeministri Edi Rama. OFL ka qenë ekzistuese në Policinë e Shtetit, por me krijimin e SPAK, do të jetë mekanizmi që do të vihet në funksion të zbatim të ligjit special, të miratuar pak ditë më parë me akt normativ nga qeveria.

Njësia speciale e përbërë nga 50 oficerë do të nisë punën nga qytetet e mëdha, si Tirana, Durrësi, Vlora, Shkodra, Elbasani, ndërkohë të dyshuarve do t’u jepet një formular për burimin e pasurisë se tyre i cili duhet të plotësohet brenda 48 orësh.

Lufta ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar është shpallur prioritet i qeverisë shqiptare, e cila po çon përpara reforma të kërkuara nga vendet anëtare të Bashkimit Europian, në kuadër të ambicies së Shqipërisë për çeljen e negociatave me BE.

 

Lexoni gjithashtu: Zbardhet plani veprues i Operacionit Forca e Ligjit, kjo strukturë zbret sot në terren

Paketa speciale e “anti-KÇK-së” identifikon rreth 250 subjekte të dyshimta

Paketa anti-KÇK, Enkelejd Alibeaj: I vihet një kryq i madh Kushtetutës 

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?