Sekretari për ekonominë në Partinë e Lirisë, Petraq Milo ishte këtë të diel i ftuar në “Review” në Euronews Albania ku ka folur rreth pritshmërive që PL ka për zgjedhjet e 2025.
Sipas tij një përqindje e votuesve që mund ti shtohen votuesve të kësaj force politike mund të jenë edhe pensionistët.
“Pensionistët janë sot 790 mijë veta, ata sot janë të vetëdijshëm që janë të braktisur Ne po mundohemi ti shpjegojmë që kjo qeveri në tre mandate ky nuk bëri asgjë.
Ne jemi me pensione 170 euro, ku minimumi në Kosovë është 350 euro. Ne dimë ta bëjmë këtë. Për çdo gjë vjen një pikë ku qytetarët ndërgjegjësohen. Sepse ne u themi qytetarëve, ne e dimë si bëhet dhe kemi një ofertë për këtë”, tha Milo.
LEXONI GJITHASHTU:
- “Në 12 maj Rama s’do jetë kryeministër” Blushi: Kauza e përbashkët na afron me PD
- Sa mandate synon PL në 11 Maj? Blushi: Do të përsërisim triumfin e 2017