English

Pensionistët të izoluar, bashkitë u vijnë në ndihmë të moshuarve, kategoritë që përfitojnë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Furgon i qendrës sociale “Qëndrojmë së bashku”, prej disa ditësh është shndërruar në një mjet për shpërndarjen e ushqimeve për të moshuarit. Në kuadër të parandalimit të coronavirus, të moshuarve u është ndaluar nga mjekët të dalin jashtë, kjo pasi ata janë të rrezikuar më shumë nga virusi.

- Advertisement -

“Prej 10 ditësh jemi duke ofruar shërbimin e kateringut në banesë për të gjithë pensionistët që më përpara janë ndihmuar nga shërbimi i qendrës sociale”, tha nënkryetarja e bashkisë së Tiranës Anisa Ruseti.

Pensionistët që përfitojnë tregojnë se po e zbatojnë urdhrin për të mos dalë nga shtëpia, kjo pasi ata vuajnë dhe nga sëmundje të tjera.

“Duhet të ruhem shumë se jam me tension, me zemër, me diabet, sepse i kam të gjitha sëmundjet. Mundohem të mos dal jashtë. Ilaçet s’i kam marrë”, tha një pensioniste.

Por, ushqim falas mund të përfitojnë vetëm të moshuarit që janë të regjistruar në qendra sociale, ndërsa të tjërët mund të asistohen nga punonjësit socialë për të bërë pazarin. Nënkryetarja e Bashkisë Tiranë, tregon dhe mënyrat e kontaktit për të moshuarit. Ajo shtoi se të moshurit duhet të kontaktojnë në numrin e gjelbër  0800 0888, ndërsa shërbimi shtoi ajo do t’u bëhet në shtëpi.

“Kemi më vete listën e atyre që në dokumente rezultojnë si pensionistët e vetmuar dhe kësaj ketagorie, do i shërbejmë duke i shkuar një punonjës social duke i bërë blerjen e ilaçeve, jo falas nga bashkia, por me pagesën që ata marrin nga pensioni i tyre”, shtoi ajo.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?