Bashkia Shkodër ka publikuar prej ditësh kalendarin e aktiviteteve të festave të nëntorit.
Ato do të kulmojnë me ngritjen e flamurit në sheshin para bashkisë së Shkodrës me 28 nëntor .
Ajo që bie në sy këtë vit është se në kalendarin zyrtar të festimeve të publikuar nga bashkia Shkodër, figuron data 29 nëntor, festa e çlirimit e cila këtë vit do të festohet për herë të parë në qytetin veri-perëndimor.
Në të gjitha bashkitë e mëparshme të djathta kjo festë nuk është njohur dhe të vetmit që e kanë kujtuar janë veteranët e Lanç ndërsa këtë vit, me marrjen e bashkisë nga socialisti Benet Beci, bashkia do të njohë këtë datë dhe do të vendosë kurora në varrezat e dëshmorëve.
Lidhur me këtë rast nuk ka ende asnjë reagim nga demokratët, të cilët e cilësojnë 29 nëntorin e 1944 si datë pushtimi dhe jo çlirimi.
LEXONI GJITHASHTU:
- Festimet për 28-29 Nëntor, parada në Tiranë dhe koncerte në çdo qytet
- Festa e 28 Nëntorit, Kurti konfirmon pjesëmarrjen në ceremoninë në Vlorë