English

Për herë të parë mbahet Olimpiada Matematikore në Shqipëri, 111 studentë pjesëmarrës

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ka përfunduar në Korçë Olimpiada Matematikore e 19 Ballkanike Studentore  e organizuar për herë të parë në Shqipëri nga Shoqata e Matematikës në Europën Juglindore.

- Advertisement -

Në këtë olimpiadë kanë marrë pjesë 111 studentë nga 27 universitete nga Shqipëria, Greqia, Maqedonia e Veriut, Bullgaria, Rumania e Turkmenistani

Për Ardian Naco, kryetar i shoqatës shqiptare të matematikës organizimi i kësaj olimpiade nuk ka qenë e lehtë por që ia dolën.

I pyetur për nivelin e studentëve shqiptarë në këtë olimpiade ai tha se ka nevojë për pjesëmarrje të vazhdueshme në nivele të tilla

Një nga studentet ekselente nga Turqia, tregon se është habitur me nivelin e studentëve shqiptarë në këtë fushë

“Vij nga Antalya, për mua është hera e parë që vij në Shqipëri ndërsa në olimpiada të tilla kam marrë pjesë disa herë. Më bën përshtypje mikpritja që na është ofruar dhe zgjuarsia e të rinjve shqiptarë e jo vetëm”, tha Oguz Han, pjesëmarrëse në olimpiadë.

Mbrëmë në teatrin” Andon Zako Çajupi “është organizuar ceremonia e shpërndarjes së medaljeve për studentët më të mirë në këtë olimpiade, por që studentët shqiptarë nuk u vlerësuan me asnjë medalje.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?