Kuqezinjtë do të zhvillojnë të premten në mbrëmje miqësoren e dytë dhe ndeshjen e fundit përpara mbërritjes në Gjermani për fazën finale të Euro 2024. Azerbajxhani është kundërshtari i rradhës ndaj të cilit do të kenë mundësi të luajnë ata që nuk kanë minutat e nevojshme në këmbët e tyre. Këtë e deklaroi në konferencën e zakonshme për shtyp, trainer Sylvinjo.
Ai kërkoi edhe pak kohë për të treguar gjëndjen reale të skuadrës por konfirmoi se kuqezinjtë do të japin maksimumin në grupin ndeshjet e të cilit startojnë ndaj Italisë, mbrëmjen e datës 15 Qershor. Për të qënë gati Sylvinjo ka ndjekur miqësoren e të kaltërve ndaj Turqisë dhe do të kryejë një analizë të detajuar për ndeshjen e parë në grup.
Ashtu si ndaj Lihtenshtejn edhe nesër, Asani do të jetë titullar për t’iu afruar sa më shumë formës fizike optimale. Braziliani i stolit kuqezi theksoi se nuk do të rrezikojë me mëngjërashin i cili do të luajë për aq minuta sa nuk do të ndjejë lodhjen, për tu zëvendësuar në momentin e duhur.
Traineri vlerëson kushtet në të cilat skuadra po stërvitet prej 8 ditësh dhe garantoi se lojtarët do të sakrifikojnë gjithçka pasi brënda një ndeshjeje mund të ndodhë mrekullia dhe këtë e kanë kuptuar të gjithë. Ndaj Azerbajxhanit, ajo që stafi teknik kërkon të kuptojë më mirë është përshtatja dhe loja në mbrojtje.
LEXONI GJITHASHTU:
- Silvinjo prezanton listën e Shqipërisë në Euro 2024, mungesat dhe prurjet e reja
- Silvinjo e la jshtë Euro2024, reagon ashpër menaxheri i Uzunit: Nuk e meriton këtë