English

Përballja e Shqipërisë me COVID-19, mblidhet sot Këshilli i Sigurisë Kombëtare

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Presidenti i vendit, Ilir Meta, do të kryesojë sot në mesditë mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare pas përhapjes së epidemisë së coronavirusit në Republikën e Shqipërisë.

- Advertisement -

Për herë të parë pas një krize të zgjatur politike, në tryezë do të ulen Presidenti Meta, Kryeministri Rama dhe kreu i opozitës Basha. EuroneWs Albania mësoi se palët kanë negociuar gjatë për vendin e zhvillimit të mbledhjes. 

Ndërsa salla e zakonshme e mbledhjeve në presidencë e u pa si e papërshtatshme për t’u ofruar siguri pjesëmarrësve për shkak të përmasave të vogla, përfaqësues të qeverisë sugjeruan që mbledhja të zhvillohej në Pallatin e Brigadave ku pjesëmarrësit të uleshin në distancë prej 1 metri nga njëri tjetri.

Në fund, presidenca ka ofruar edhe opsionin e mbledhjes online, gjë që është miratuar nga të gjitha palët. Kjo do të jetë hera e parë në historinë e shtetit shqiptar që një mbledhje e tillë do të zhvillohet pa kontakt fizik mes të pranishmëve.

Pjesëmarrës në këtë mbledhje do të jenë presidenti i republikës, kryeministri, shefi i opozitës me ekip ekspertësh, ministra të kabinetit qeveritar si dhe drejtues të agjencive të rëndësishme ligjzbatuese dhe të sigurisë.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?