Eric Blutinger është vetëm njëri nga mjekët e shumtë që po përballen përditë me rrezikun e infektimit nga COVID-19. Ai punon në spitalin e Kuinsit dhe shprehet se edhe pse duket e vështirë për t’u besuar, gjendja në New York është afër pikës maksimale.
Blutinger ngre shqetësimin se spitalet atje janë të tejmbushur me pacientë të infektuar me COVID-19 dhe shumë prej tyre gjenden ende në korridor. Ndërkohë që mjekët aty tregojnë se kanë mbajtur brenda vetëm të sëmurët rëndë.
“Pra, tani ndodhemi në zonën e kujdesit intensiv. Dhe dhoma e kujdesit intensiv është ajo ku kemi pacientët tanë më të sëmurë. Vetëm dëshiroja t’ju tregoja disa nga pajisjet tona. Pra, ky është një aparat respirator. Ne e mbajmë atë të mbrojtur me mbulesë plastike që të mos mbajë viruse. Ne kemi aparatet tona. Kemi oksigjenin. Ne kemi dalë nga monitorimi. Unë kurrë nuk kam parë që ne të kemi një vend të zbrazët në zonën e terapisë intensive, por përpiqemi të sigurohemi që të paktën të kemi hapësirë të vogël në rast të një urgjence që mund të na paraqitet”, rrwfen ai.
Blutinger tregon se përveç ambienteve të brendshme në spital, përjashta ndodhen dy tenda që strehojnë të infektuarit me COVID-19. Aty të gjithë pacientët janë të rreshtuar afër njëri-tjetrit dhe edhe një herë theksoi se stafi aty është vërtetë tejet i guximshëm. Në fund të ditës ai thekson se gjëja më e vështirë është të pastrojë veten.
“Sapo mbarova turnin. Këtu vjen pjesa argëtuese e cila ka të bëjë me dekontaminim e vetes time, duke përfshirë gjërat që kam veshur dhe duke larë fytyrën. Por një gjë më ka bërë përshtypje gjatë këtij turni, fakti që shumica e pacientëve të mi të cilët ishin në gjendje të rëndë, ishin meshkuj. Unë nuk kam pasur shumë paciente femra, çka përkon me disa nga raportet e fundit të lajmeve në zonën e New York City, të cilat duket se sugjerojnë që pacientët meshkuj kanë tendencë të jenë më të shpeshtë gjendje të rëndë, në krahasim me femrat”, thotë ai.