Liz Truss dhe Rishi Sunak, dy kandidatët që janë në garë për t’u bërë lideri i ardhshëm i Partisë Konservatore dhe kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar, u përballën me njëri-tjetrin në debatin e fundit televiziv.
Më 5 shtator pritet të mësohet edhe emri i ri i cili do të pasojë Boris Johnson.
Debati i fundit u zhvillua në Wembley Arena ku Sunak dhe Truss u përplasën mbi çështjet që lidhen me taksat, energjinë dhe koston e jetesës.
Truss, e cila aktualisht mban detyrën e sekretares së jashtme përjashtoi mundësinë e ofrimit të racionimit të energjisë për të mbështetur familjet në vështirësi pavarësisht nga kriza ekonomike .
Rishi Sunak, ish kancelari i thesarit, mori një qasje më të kujdesshme kur ishte fjala për trajtimin e krizës, duke paralajmëruar se ” nuk duhet të përjashtonte asgjë”.
Qasja e Sunak të kujton nismën e ndërmarrë nga qeveria franceze pasi paralajmëroi se racionimi i energjisë mund të duhet të zbatohet pas ndërprerjes së furnizimit me gaz nga Rusia .
Sipas “skenarit më të keq” të qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, bizneset dhe familjet gjatw dimrit mund të përballen me ndërprerje të energjisë elektrike për shkak të pasigurisë në rritje rreth furnizimit me energji elektrike.
Dy finalistët janë kritikuar gjerësisht për ofrimin e shumë pak politikave konkrete për të ndihmuar familjet dhe bizneset, por janë 180 mijë anëtarët e Partisë Konservatore ata të cilët do të zgjedhin Kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe.
LEXONI GJITHASHTU: