Organizata amerikane për të drejtat e njeriut, Freedom House vlerëson se Shqipëria nuk ka bërë asnjë përparim në kriteret e demokracisë, sipas raportit vjetor për Vendet në Tranzicion të kësaj organizate.
Freedom House shkruan se sipas Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit 2021 të “Transparency International”, korrupsioni vijon të mbetet çështje shqetësuese në Shqipëri, e cila zbriti në vendin e 110-të nga 180 vende, duke rënë gjashtë vende në krahasim me vitin 2020.
Freedon House i është referuar sondazhit të Barometrit në Euronews Albania për perceptimin e korrupsionit në Shqipëri.
“Ky perceptim u identifikua edhe në një sondazh kombëtar nga Euronews Albania”, vijon më tej Freedom House, “i cili zbuloi se mbi 90 për qind e shqiptarëve perceptojnë se korrupsioni është i përhapur në vend”.
LEXONI GJITHASHTU: