English

Përdhunimi i 19-vjeçares në Përmet, dy të rinj në pranga, 4 nën akuzë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Dy persona janë arrestuar në qytetin e Përmetit pasi dyshohet se kanë përdhunuar një vajzë 19-vjeçare, ndërsa 4 të tjerë akuzohen për ngacmim seksual.

- Advertisement -

Burimet thonë për Euronews Albania se vajza është shantazhuar me video, ndërkohë që dyshohet se ajo ka pasur marrëdhënie me njërin prej djemve, i cili e ka tërhequr atë drejt një vendndodhjeje ku e prisnin djemtë e moshës 17-18 vjeç.

Arrestimet janë bërë pas urdhër ndalimeve të Prokurorisë së Përmetit, ndërkohë që raportohet se të rinjtë janë banorë të qytetit të Përmetit ndërsa vajza banuese në fshatin Gorricë.

Policia dhe grupi hetimor kanë nisur menjëherë punën për zbardhjen e kësaj ngjarjeje të rëndë që tronditi familjarët dhe të afërmit e 19-vjeçares.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?