English

Përditësim i situatës botërore të krijuar nga COVID-19

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Teksa vazhdon të rritet numri i të infektuarve me COVID-19, nga bota vijnë edhe lajme të mira nëpërmjet shifrave. Deri më tani, 41.45% e gjithë të infektuarve janë shëruar.

- Advertisement -

Punët për vaksinën po vazhdojnë në disa vende të ndryshme. Një kompani në Gjermani, CureVac duket se ka pasur përparime, pasi janë hapur fjalë se SHBA-të duan t’i blejnë për 1 miliardë dollarë.

Kina, ndërkohë, ka nisur provat e para klinike me njerëz, me vaksinën eksperimentale që është zhvilluar nga institucioni i kërkimeve shkencore për ushtrinë.

Po ashtu, institucionet në SHBA po bashkëpunojnë me një kompani private, “Moderna”, dhe presin që shumë shpejt të shohin rezultatet e para.

Megjithatë, OBSH ka deklaruar se nuk presin që vaksina të jetë e përfunduar për shumë muaj.

Ndërkohë, vende si Italia vazhdojnë të kenë probleme të shumta me coronavirusin, pasi numri i të vdekurve arriti 2940.

Në të gjithë botën deri tani janë raportuar më shumë se 198 mijë persona të infektuar, dhe më shumë se 8410 të vdekur.

Numri i të prekurve jashtë Kinës tani është më i madh, në më shumë se 117.490.

Në të gjithë botën janë prekur 164 shtete dhe të gjitha kontinentet.

Qeveritë vazhdojnë të shtrëngojnë masat për sa i përket qëndrimeve të popullsisë në publik, për të kufizuar përhapjen, si dhe të ofrojnë paketa financiare për të ndihmuar ekonominë që është goditur tepër rëndë.

Kompanitë e fluturimit janë të parat që kanë pësuar dëme. Aksionet e Boeing kanë rënë me 22%, niveli më i ulët për gjashtë vitet e fundit.

Në SHBA, numri i të prekurve vazhdon të rritet dhe guvernatori i Nju Jorkut ka njoftuar se banorëve mund t’u kërkohet të mos dalin nga shtëpitë.

Një sondazh i kryer nga Reuters ka treguar se gjysma e amerikanëve janë dakord që të merren masa shtrënguese për të ngadalësuar përhapjen e coronavirusit.

Ndërkohë, Shtëpia e Bardhë po studion një ide të pazakontë për t’i bërë ballë pandemisë, mundësinë që të caktojnë nga 1000 dollarë për çdo të rritur amerikan, gjë që do t’i kushtonte buxhetit qindra miliarda.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?