English

“Perëndimi po fiton”, Mike Pompeo i përgjigjet kritikave të presidentit gjerman

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo mbrojti rolin global të Shteteve të Bashkuara dhe nisi një sulm të ashpër ndaj Kinës dhe Rusisë, duke u zotuar se idealet dhe vlerat e Perëndimit do të mbizotërojnë.

- Advertisement -

“Jam i lumtur të raportoj se  deklarata për  vdekjen e aleancës transatlantike është e ekzagjeruar perëndimi po fiton, dhe ne po fitojmë së bashku”, tha Pompeo në një fjalim të mbajtur në Konferencën e Sigurisë së Mynihut.

Duke përmendur aneksimin e Krimesë në Rusi në vitin 2014, kërcënimet kibernetike në Iran dhe presionin ekonomik nga Kina, Pompeo tha se këto vende ende ishin  “duke dëshiruar të ndërtojnë perandori” dhe duke destabilizuar sistemin ndërkombëtar të bazuar në rregulla.

“Perëndimi po fiton”, tha Pompeo duke shtuar se “tani më shumë se tridhjetë vjet pas rënies së Murit të Berlinit, vendet që nuk respektojnë sovranitetin ende na kërcënojnë”.

Kjo duket se është edhe një përgjigje ndaj kritikave të bëra një ditë më parë  Presidenti gjerman FrankWalter Steinmeier, i cili në mënyrë indirekte u shpreh  se Presidenti Donald dhe  administrata e tij hodhën poshtë idenë e një komuniteti ndërkombëtar.

Steinmeier akuzoi Shtetet e Bashkuara, Rusinë dhe Kinën se po shkaktojnë mosbesim global dhe pasiguri. Mes shqetësimeve në rritje të SH.B.A. mbi firmën kineze të telekomunikacionit Huawei Pompeo tha që të tria shtetet kina, Rusia dhe Irani po përdornin sferën kibernetike për të ushtruar ndikim.

Huawei dhe ndërmarrjet e tjera teknologjike të mbështetur nga shteti kinez janë pika të forta për inteligjencën kineze. Fushatat e dezinformimit të Rusisë përpiqen t’i kthejnë qytetarët tanë kundër njëri-tjetrit. Sulmet kibernetike iraniane dëmtojnë rrjetet kompjuterike të Lindjes së Mesme,”, nënvizoi Pompeo.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?