English

Përfaqësuesja e zyrës së refugjatëve në Turqi: Qeveria greke, përgjegjëse për pamjet e dhimbshme që po sheh e gjithë bota

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Përfaqësuesja e zyrës së refugjatëve në Turqi, Bashak Kale kërkon solidaritet ndërkombëtar për situatën e krijuar në kufijtë mes Greqisë dhe Turqisë, pasi kjo e fundit hapi portat duke mundësuar largimin e refugjatëve.

- Advertisement -

Sipas saj, përgjegjëse për pamjet e dhimbshme që po qarkullojnë në media lidhur me refugjatët është qeveria greke. Ndjekim intervistën që Euronews Albania ka realizuar me zonjën Kale. 

Zonja Kale, si e vlerësoni vendimin e presidentit Erdogan për të hapur kufijtë duke ju krijuar mundësinë refugjatëve të lënë Turqinë?

Nuk është një vendim i marrë në veçanti nga Erdogan. Refugjatët dhe emigrantët e jashtëligjshëm që jetojnë në Turqi mund ta bëjnë këtë. Kjo gjë ka ndodhur edhe më parë. Nuk ka pasur asnjë pengesë ndërkombëtare ligjore për sa i përket kësaj.

A ka pasur ndonjë kundërshti në politikën turke në lidhje me këtë vendim?

Siç e dini, Turqia ka strehuar 3.6 milionë refugjatë sirianë në 9 vitet e fundit, që nga viti 2011. Gjithashtu, ka strehuar gjysmë milioni refugjatë jo sirianë, si për shembull afganë, irakianë, kështu që Turqia ka strehuar 4.1 milionë refugjatë në dhjetë vitet e fundit. Në Turqi opinioni i përgjithshëm është se Turqia është treguar një vend tejet mikpritës, që i ka mbështetur refugjatët për një kohë të gjatë dhe komuniteti ndërkombëtar duhet të kishte qenë më i përfshirë për të ndihmuar Turqinë. Ndjenja sunduese në publikun turk është ajo e ndihmës humanitare, mbështetjes, por në të njëjtën kohë ata mendojnë se kjo nuk mund të vazhdojë kështu për një kohë të gjatë, në kushte të tilla.

Cilat janë vështirësitë me të cilat po përballen emigrantët? Si janë kushtet në kampet e emigrantëve?

Ata nuk jetojnë më nëpër kampe. Siç e dini, 93% e sirianëve, jetojnë nëpër qytete, qytete të madha si Stambolli, Ankaraja dhe Izmiri dhe në qytete kufitare. Ata janë të integruar në shoqërinë turke, ata po bashkëjetojnë me komunitetet pritëse, me popullsinë lokale, me popullsinë turke. Shumica e fëmijëve janë të përfshirë në sistemin arsimor dhe shkojnë në shkollat turke. Shumica e refugjatëve punojnë dhe ne tanimë nuk kemi të bëjmë me situatën e emigrantëve që gjenden në kampe. Ata janë mjaft të integruar në shoqërinë turke.

Si mendoni se do të ndryshojnë gjërat dhe a do të ndikojë kjo situatë në marrëdhëniet e Turqisë me BE-në?

Duket se BE duhet të marrë më tepër përgjegjësi. Ne kemi ndjekur situatën nga lajmet në medie, të paktën në medien turke, kemi parë situata të dhimbshme teksa ata mundohen të kalojnë në detin Egje dhe në kufij. Këto janë gjera të dhimbshme për t’u parë. Do të dëshironim të mos i shihnim kurrë ato masa të rëndë që policia greke po ndërmerr. Mendoj se duhet të ketë një solidaritet ndërkombëtar që qëndron pas shtetit grek, në mënyrë që Greqia të pranojë përgjegjësitë e saj ndërkombëtare, të cilat përputhen edhe me vlerat bazë të BE-së. Ajo çfarë ne po ndjekim në lajme dhe që po ndodh tani, është diçka në kundërshti të plotë me procesin e integrimit, i cili ka të bëjë me paqen, stabilitetin dhe solidaritetin.

Zonja Kale shumë faleminderit për këtë intervistë.

Faleminderit.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?