Dy automjete janë përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Sovjan të bashkisë Maliq. Sipas burimeve paraprake, një prej automjeteve është djegur plotësisht, ndërsa tjetri pjesërisht.
Dyshohet se shkaku i zjarrit mund të ketë qenë një defekt në rrjetin elektrik, pasi në afërsi të mjeteve ndodheshin tela të energjisë elektrike. Megjithatë, burime nga policia bëjnë të ditur se nuk përjashtohet as pista e një zjarrvënieje të qëllimshme, veçanërisht për automjetin që është shkrumbuar totalisht.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të sqaruar shkaqet e plota të incidentit.
LEXONI GJITHASHTU:
- Zjarr në një spital të Gjermanisë, tre viktima dhe 50 të plagosur
- EMRI/ Në kërkim për kultivim narkotikësh dhe armëmbajtje pa leje, kapet 37 vjeçari