Pasditen e sotme në lagjen “Emshir” në Prishtinë një banesë është përfshirë nga flakët. Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë rajonale për Prishtinës, ka konfirmuar se deri më tani 13 persona kanë marrë trajtim mjekësor.
“Aktualisht situata është vënë nën kontroll. Zjarri është lokalizuar nga ana e zjarrfikësve. Bazuar në të dhënat aktuale numri i personave që u është ofruar trajtim mjekësor arrin në 13”, ka thënë Ahmeti.
Ajo ka thënë se po vazhdojnë ekzaminimet e nevojshme hetimore e procedurale nga institucionet kompetente mbi shpërthimin e zjarrit.
LEXONI GJITHASHTU:
- Kosovë| Operacioni i diskutueshëm i mbylljes së institucioneve serbe
- Arrestohet një i dyshuar për terrorizëm në Prishtinë