Një zjarr ka rënë këtë pasditen e së enjtes në një banesë dykatëshe në lagjen Uznovë të qytetit të Beratit.
Sipas njoftimit nga Drejtoria e MZSH-së në Bashkinë Berat, ngjarja është raportuar rreth orës 16:20 dhe menjëherë janë nisur në vendngjarje tre mjete zjarrfikëse dhe grupi i shërbimit.
Zjarri ka përfshirë katin përdhes të banesës me pronar Riza Keçi, por falë ndërhyrjes së shpejtë të zjarrfikësve, situata është vënë nën kontroll pa rrezikuar jetën e banorëve.
Zjarri ka shkaktuar dëme të pjesshme materiale, ndërsa të gjitha ambientet e banesës janë përshkuar nga tymi. Shërbimet zjarrfikëse po vijojnë hetimet për të përcaktuar shkakun e zjarrit.
LEXONI GJITHASHTU:
- Përfshihen nga flakët dy makina në Maliq, dyshimet e para të policisë
- Gjykata e Apelit në Greqi shpall fajtorë 10 persona për zjarret vdekjeprurëse