English

Përfshihet nga flakët hangari, rrezikojnë banesat e ndodhura ngjitur

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Një hangar ku mbahet baza ushqimore për blegtorinë, është përfshirë nga flakët në fshatin Orman të Bashkisë së Maliqit. Si pasojë e flakëve është shkrumbuar e gjithë lënda ushqyese e grumbulluar për kafshët.

- Advertisement -

Hangari ka qenë i pozicionuar mes një blloku të banesave private duke rrezikuar që flakët të përhapeshin dhe më tej.

Fillimisht kanë qenë banorët e zonës ata që janë munduar për të mos lejuar flakët e zjarrit të perhapen, e më pas shërbimi zjarrfikës i Maliqit.

Ndërhyrja e zjarrfikësve ka bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Mbajtja e bazës ushqimore për blegtorinë brenda qendrave të banimit është kthyer në një shqetësim për shërbimin zjarrfikes pasi nuk është hera e parë që përballen me një situatë të tillë.

Burime pranë shërbimit zjarrfikës të bashkisë së Maliqit bejne me dije se dëmet materiale kanë qenë të mëdha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

spot_img

TË FUNDIT

spot_img

Sondazh

Kush mendoni se ishte fituesi i debatit të parë presidencial në SHBA?