Një apartament është përfshirë nga flakët në Elbasan. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Visarion Xhuvani” ndërsa apartamenti ishte i lokalizuar në katin e dytë të pallatit.
Paraprakisht mendohet se zjarri është shkaktuar si pasojë e një ngrohëse të harruar ndezur.
Mësohet se flakët kanë përfshirë të gjithë ambientin, por nuk raportohet për persona të lënduar. Zjarrëfikësit ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e flakëve.
LEXONI GJITHASHTU:
- Një i vrarë dhe 1 i plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Prishtinë
- Holanda konfirmon se dëshiron të dyfishojë personelin e saj ushtarak deri në 2030